FOTO GALERI/ Dervish Luzha “Nderi i Kombit”

FOTO GALERI/ Dervish Luzha “Nderi i Kombit”

255
0
Shares

Image GalleryPresidenti i Republikës ka nderuar sot me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, Dervish Luzhën.
Ceremonia u zhvillua në Tropojë dhe në të merrnin pjesë Presidenti Buajr Nishani dhe Zonja e Parë, si dhe deputetja Mimoza Hajdarmataj, kreu i bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj, etj.
Presidenti në përshëndetjen e tij vlerësoi rolin e Dervish Luzhës, si dhe aktivitetin e tij përparimtar e atdhetar në shërbim të Kombit.
Deputetja Mimoza Hajdarmataj, duke falënderuar Presidentin për këtë dekoratë, e vlerësoi Dervish Luzhën si “Fjalëpak e mendimtar, besimtari i devotshëm Dervish Luzha, kishte tiparet e njeriut të shekullit për besimtarët bektashiane të Tropojës e mbarë Shqipërisë”.
Dervish Luzha me emrin Rexhep Tarçuk Bala lindi më 15 Korrik 1904 në fshatin Luzhë të rrethit të Tropojës, në një familje të thjeshtë fshatare. Në këtë fshat me tradita patriotike, fetare, arsimore, kulturore etj., dervish Rexhep Tarçuk Bala u rrit, u formua dhe u lartësua me devotshmërinë e tij në adhurimin dhe shërbimin në rrugën e Zotit. Ai u rrit jetim pasi prindërit i vdiqën dhe e lanë të vogël. Për të u kujdes mixha (xhaxhai) Bajram Sefë Bala që u kujdes për të si për fëmijet e tij. Që në vegjëli tek ai u duken shenjat e dervishit të ardhshëm.
Gjithë jetën e tij ia kushtoi kësaj feje, duke e quajtur veten një shërbëtor i thjeshtë, pa mburrje pa fjalë, por fjalë pak dhe më shumë i heshtur, predikonte besimin në një Zot që është Allahu.
Muzika popullore, këngët, vallet i pëlqenin shumë. Këtë e tregon lahuta që kurrë nuk e ndau nga vetja. Ai i binte lahutës dhe këndonte, i pëlqente kërcimi i burrave dhe shpesh në dasma kërcente edhe vetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY