Gazetari ngre shqetësimin: Si po e shfrytëzojnë situatën pas tërmetit grupet kriminale

Gazetari ngre shqetësimin: Si po e shfrytëzojnë situatën pas tërmetit grupet kriminale

128
0
Shares

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se grupet kriminale po shfrytëzojë situatën kaotike si pasojë e tërmetit tragjik.

Hoxha deklaroi për ABC, se në një situatë ku e gjithë vëmendja është përqendruar te tërmeti grupet vijojnë aktivitetin e tyre.

“Bota e krimit të organizuar, ku grupet e krimit ku gjithë vëmendja është e fokusuar te tërmeti kanë vazhduar të gjitë aktivitetin e tyre kiminal për të fituar sa më shumë para. Ka ca afate dhe kur të kthehemi ne në normalitet i kanë skaduar afatet. Afat ekstraligjore nuk i njeh jurisprudenca”, tha gazetari.

Gjatë bisedës në studio gazetati u ndal edhe tek çështja e hetimit të pasojave të tërmetit dhe Kryepokurori i ri, teksa theksoi se çështja e pallateve në Thumanë është flagrante po ashtu edhe vdekja e oficerit Hajdaramaj në Durrës.

‘Prokurori ende nuk ka mësuar zyrat, është shumë i ri në detyrë. Shumë mirë që i ka dhënë një prioritet tërmetit. Pasojat e ardhura nga shkelja e ligjit duhet të dënohen. Sot nuk kemi ende asnjë person të marrë të pandehur. Kanë humbur 52 jetë njerëzish të pafajshëm. Rasti i Thumanës është shumë flagrant. Edhe rasti i oficerit dhe fati i madh që aty nuk kanë qenë të vendosur studentët. Për rastin konkret pavarësiht propogandës prokurori dhe Prokuroria duhet të jetë shumë e ftohtë dhe shumë më e shpejtë”, tha Hoxha.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY