Si luftë në New Jersey, 2 orë shkëmbim zjarri, disa të vrarë

Si luftë në New Jersey, 2 orë shkëmbim zjarri, disa të vrarë

303
0
Shares

Skena të ngjashme si ato të luftës u regjistruan mëngjesin e së martës në New Jersey, ku për pasojë një oficer policie humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën. Të shtënat me armë nisën në një varrezë për të përfunduar brenda një marketi të vogël, ku agresorët, një vajzë dhe një djalë, qëlluan me armë për dy orë ekipin e forcave special të Sëat.

Autoritetet nga zyra e Prokurorisë në Hudson raportojnë se dy agresorët u qëlluan, por dyshohet se ka dhe persona të tjerë të vrarë brenda në market. Gjithashtu dyshohet dhe për një person të tretë të përfshirë në ngjarje, i cili është larguar dhe po ndiqet nga policia.

Policia zbulon detaje se dy agresorët të armatosur me armë të kalibrit të madh, u mbyllën në brenda në market dhe filluan të qëllonin këdo që iu afrohej. E gjithë ngjarja nisi në një varrezë, ku një detektiv që hetonte një vrasje iu afrua dy të dyshuarve, të cilët hapën menjëherë zjarr mbi të duke e lënë të vrarë.

Të shtënat vunë në lëvizje policinë dhe për këtë arsye autorët u futën në market ku dyshohet se kanë vrarë dhe disa persona që ndodheshin brenda tij.a2cnn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY