Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte në familjen Greku, një ndër familjet më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, familje e cila humbi 3 anëtarë të saj.
I pranishëm në banesë ishte edhe vëllai i të ndjerit Sajmir Grekut, Dorjan Greku i cili u pyet nga kryeministri Rama se ku punon.
Rama: Ti ku punon?
“Jam pa punë!”– ishte përgjigja e Grekut.
“Gjejini një punë djalit” – i drejtohet Rama menjëherë shoqëruesve të tij.
“Ka qenë në Francë”, ndërhyri Veliaj, për të justifikuar rastin e papunësisë së të riut.
Rama: Na thuaj kur të jesh gati dhe ne jemi gati të të ndihmojmë…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/