Çështja ‘Babale’/Prokuroria jep pretencën dhe për ish deputetin Salianji, çfarë ndodhi në...

Çështja ‘Babale’/Prokuroria jep pretencën dhe për ish deputetin Salianji, çfarë ndodhi në seancën e sotme

87
0
Shares

Prokuroria ka shpallur fajtore te pandehurit per çështjen “Babale”. Ajo sot ka dhënë dënimin me 3.6 vite burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, 3 vite për Fredi Alizotin, 1.6 vite burg për ish deputetin Ervin Salianji dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.

Për ish deputetin Salianji dhe gazetarin Olldashin u kërkua pezullimi i dënimit me burg dhe shlyerje e dënimit me 3 vite shërbim prove.

Çështja “Babale” mbajti për thuajse 1 vit ndezur debatin politik në Shqipëri, duke e polarizuar situatën për shkak të pretendimit për favorizim nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të vëllait të tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Pas publikimit të audio-përgjimit, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italianë në burg, ndërkohë prokuroria nisi një hetim sipas opozitës për të shpëtuar trafikantin e drogës dhe për të kërcënuar denoncuesit.

Nga Gjykata, Salianji u shpreh se nuk ka besim tek drejtësia shqiptare dhe u shpreh se  e gjitha ishte nje sulm politik.

LIVE – Ervin Salianji komunikim me gazetarët nga Gjykata Penale.

LIVE – Ervin Salianji komunikim me gazetarët nga Gjykata Penale.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 10 décembre 2019

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY