Vuçiç akuzohet për trafik droge, kryebashkiaku dorëzon kallëzim penal

Vuçiç akuzohet për trafik droge, kryebashkiaku dorëzon kallëzim penal

132
0
Shares

Për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nje kallezim se fundmi, nga rivalet e tij politikë. Tashmë, akuzave për autoritarizëm që mbush sheshet e Serbisë, i shtohet dhe ajo për përfshirje në trafik droge.

Çdo gjë u zbulua pas gjetjes së një sasie marijuana në një fermë në vend, e cila sapo ishte vizituar nga disa përfaqësues të qeverisë. Sipas opozitës serbe, pas arrestimit pronari i saj i telefonoi vëllait të presidentit Vuçiç.

Kryebashkiaku i Novi Sadit dhe rivali politik i Vuçiç, Milosh Vucevic deklaroi publikisht se sapo kishte denoncuar personalisht Aleksandër dhe Andrei Vuçiç.Sipas tij vëllezërit Vuçiç janë të përfshirë në kultivimin e marihuanës në një fermë në Jovanicë.

Ai theksoi se ky është një lajm ndaj të cilit askush nuk duhet të qëndrojë indiferent.

“Qytetarët duhet të dinë të vërtetën dhe autoritetet serbe duhet të bëjnë të mundur që kjo të ndodhë sa më shpejt,” përfundoi ai.

Presidenti i Serbisë i ka mohuar këto akuza, ndërsa kallëzimin ndaj tij e mirëpriti duke thënë se më në fund do të zbulohet se kush gënjen.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY