DETAJE/Vrasja në pallatin e Marsida Qatjas, kush është i riu që u...

DETAJE/Vrasja në pallatin e Marsida Qatjas, kush është i riu që u qëllua për vdekje në Kavajë

170
0
Shares

Detaje të reja janë mesuar diten e sotme, lidhur  me vrasjen e të riut nga Kavaja. I vrari eshte Marius Ismailaj ndersa autori eshte Xhevdet Lecino, 60 vjec.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 në Kavajë në katin e parë ku Leçini kishte lokalin, në të njëjtin pallat ku banon Marsida Qatja.

29-vjeçari i vrarë nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. 7 vite më parë, më 30 korrik të 2012 Ismaili është arrestuar nga Policia në kuadër të një operacioni që u zhvillua mes Tiranës dhe Kavajës. Mes 11 të arrestuarve të Policisë për vepra të ndryshme penale ka qenë edhe Marjus Ismailaj, asokohe 22 vjeç.

Ismailaj bashkë me Retalio Cullhajn u arrestuan pasi akuzoheshin për “tentativë vrasje” dhe vjedhje. Gjithashtu kohët e fundit, Ismailaj është shoqëruar disa herë në Policia pasi dyshohej se ishte shpërndarës droge.

NGJARJA 

Mësohet se viktima dhe autori kanë debatuar me njëri-tjetrin pak momente para se të ndodhte ngjarja, pasi dyshohet të kenë qenë në gjendje të dehur. Por në një moment, situata është acaruar dhe Leçini ka marrë në shtëpi armën e gjahut, të cilën e kishte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të 29-vjeçarit Ismaili.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY