FOTO & EMRI/ Itali, pranga bosit shqiptar të kokainës, telefonata që e...

FOTO & EMRI/ Itali, pranga bosit shqiptar të kokainës, telefonata që e tradhtoi dhe kurthi në trenin për Zvicër

63
0
Shares

Mbyllet me një tjetër të arrestuar operacioni antidrogë “Kamarina Drugs 2” ku arrestuan 21 persona, mes  tyre 12 shqiptarë, 4 prej të cilëve biznesmenë.
Shtetasi shqiptar Bledi Sota, 39 vjeç, pjesëtari i 22-të i grupit kriminal për të cilin është caktuar masë sigurie me burg nga autoritetet në Ragusa, nuk ishte gjetur më 25 tetor dhe ishte zhdukur pa asnjë gjurmë.
Megjithatë forcat e policisë në Ragusa nuk janë dorëzuar dhe kanë arritur ta kapin në provincën e Brescias.
Përgjimet e reja telefonike mundësuan gjetjen e vendndodhjes së tij në Stacionin Qendror në Milano, ku i dyshuari kishte lënë takim me një shqiptar tjetër për të shkuar më pas në Zvicër dhe për të filluar një jetë të re.
Në vend duke e pritur në binarët e trenit që vinte nga Brescia, ishin karabinierët e Milanos, të cilët në kontakt me forcat e policisë të çështjes për të cilën akuzohej Sota, kanë arritur ta identifikojnë dhe ndalojnë.
Tashmë është në burg në San Vittore, larg nga ‘kolegët e punës’, me të cilët kishte ndarë aktivitetin e shpërndarjes së drogës dhe që ndodhen në burgjet në Ragusa, Gela dhe Caltagirone.
Të ndaluarit e tjerë janë 9 shtetas italianë dhe 12 shqiptarë të cilët akuzohen për trafik dhe shpërndarje droge dhe vepronin në këtë provincë.
Masat e marra nga policia janë rezultat i një hetimi të drejtuar nga Karabinierët dhe koordinuar nga Prokuroria Iblea, në muajt e shkuar, i cili ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe sekuestrimin e 1 kg kokaine të pastër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY