Kapet në Itali shqiptari me 334 kg drogë, ish-deputeti: Po policia jonë...

Kapet në Itali shqiptari me 334 kg drogë, ish-deputeti: Po policia jonë çfarë siguron? Kush i fik radarët?

133
0
Shares

Autoritetet italiane në Brindisi njoftuan se sot kanë sekuestruar një gomone me 334 kg lende narkotike, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, ende i paidentifikuar.

Lidhur me kete lajm, ka reaguar dhe ish-deputeti i PD-së, Xhemal  Gjunkshi, i cili shkruan se nga ana e institucioneve shqiptare nuk ka asnjë përpjekje për sigurine detare.

Sipas tij, qeveria dhe autoritetet e policisë shqiptare nuk marrin masa ndaj ndalimit te ketyre raste, por perkundrazi sipas tij, i favorizojnë duke fikur sinjalet dhe alarmet.

“Sot konfirmohet nga Autoritetet e Policise Italiane, kapja e nje gomoneje me 334 Kg Kanabis Sativa. Asnje perpjekje nga Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera te Sigurise Kombetare per Sigurine Detare.

Kjo pasiguri sigurisht, qe prodhon trafikim, krim, korrupsion, rrit veprimtarine kriminale te grupeve terroriste,forcon aktivitetin e krimit te organizuar.

E gjitha kjo nuk i sherben as sigurise Kombetare te Shqiperise, as Sigurise se NATO-s dhe as Sigurise se Vendeve te Rajonit.

Aleanca e Atlantikut ku ne aderojme kerkon nga Institucionet e Sigurise Kombetare te Shqiperise qe ne te garantojme Siguri, te kontribojme duke rritur kapacitetet operacionale, prodhojme siguri, per qytetaret tane dhe te saj dhe jo pasiguri.

Kapja e kesaj sasie te lendeve narkotike nga Policia Italiane eshte nje kembane alarmi, jo vetem per Policine e Shtetit, Ministrine e Mbrojtjes e cila drejton, administron dhe menaxhon QNOD-ne, por per te gjitha Institucionet e Sigurise Kombetare.

Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) është një institucion ndërdikasterial që ka për detyrë të sigurojë vëzhgimin e hapësirës detare shqiptare, për të realizuar organizimin, planëzimin, bashkërendimin dhe drejtimin e operacioneve në det, në përputhje me legjislacionin detar kombëtar dhe ndërkombëtar.

Cfare siguron Policia e Shtetit?

Kush i “Fik” Radaret?Pse flejne gjume?Cila eshte pergjegjesia e drejtuesve te ketyre Institucioneve?Cfare masash ka marre kjo Narko- Qeveri ndaj të gjithe atyre qe shkelin ligjin, qe nuk bejne detyren?

Pergjigja:

Deri tani nuk eshte mare asnje mase ndaj Drejtuesve te ketyre i stitucioneve.Koha ka treguar qe te gjithe ato qe kane punuar dhe sherbyer jane shperblyer duke u graduar ne pozicione te larta Shteterore”,-shkruan Gjunkshi.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY