VIDEO/Pa patentë dhe të dehur në timon, 21 shoferë të arrestuar në...

VIDEO/Pa patentë dhe të dehur në timon, 21 shoferë të arrestuar në Tiranë

105
0
Shares

Policia vazhdon ende me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve dhe atyre që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Të paktën 21 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi thyen rregullat e qarkullimit rrugor. Mësohet se 12 prej tyre kanë qenë në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

MASAT

• Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori).

• Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

• Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.

Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh”,-njofton policia.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/489802171639332/?t=0

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY