Shënjestra e atentatit të djeshëm, Andi Mustafaraj ka dëshmuar sot para prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës.
Ai është marrë në pyetje në spital, pasi gjendet ende i shtruar atje për shkak të plagëve të marra. Mustafaraj ka thënë para prokurorëve se nuk ka asnjë konflikt me askënd.
Burime brenda organit hetimor thonë se Mustafaraj nuk i ka ndihmuar aspak hetuesit me dëshminë e tij.
Ai tha se nuk dyshonte te askënd dhe nuk e dinte motivin pse duhet ta vrisnin.
“Isha kokëulur, sa kisha marrë kafenë dhe nuk e pash atë që më qëlloi, por vetëm pistoletën. Nuk e kam patur mendjen fare, nuk pashë as mjetin e tij dhe askënd. Nuk kam konflikte me asnjëri”, tha Mustafaraj.
Me tej, ai ka pranuar se me Elton Çiçon, i ekzekutuar në një lokal në Tiranë pak kohë më parë, ka pasur miqësi të ngushtë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/