FOTO/Gjendja e oficerit të RENEA-s pas rënies në greminë, me duar e...

FOTO/Gjendja e oficerit të RENEA-s pas rënies në greminë, me duar e brinjë të thyera po rrezikon jetën

142
0
Shares

Efektivi i RENEA-s Bledar Beluli i cili është rrëzuar në Theth të Dukagjinit ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se efektivi ka thyer duart dhe brinjët ndërsa mendohet se ka dëmtime edhe në pjesën e legenit dhe është në një situatë të vështirë.

E vetmja mënyrë shpëtimi për të, eshte dergimi i një helikopteri qe do te beje te mundur transferimin e tij në spital pa humbur shumë kohë.

Efektivi Beluli është rrëzuar që në orën 7:30 të mëngjesit dhe pavarësisht informacionit për rrëzimin e tij strukturat shtetërore po veprojnë me shumë ngadalësi.

Një grup i FNSH Shkodër janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa aty ndodhen edhe disa banorë por është e pamundur që efektivi i rrëzuar të nxirret fizikisht.

Sipas Panorama, ai ka rënë rreth 100 metër poshtë një shkëmbi në një terren tejet të thepisur që nuk lejon ecjen në këmbë dhe asnjë lloj veprimi tjetër.

///DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY