EMRI/Arrestohet vëllai i deputetes shqiptare, i përfshirë në disa veprime kriminale

EMRI/Arrestohet vëllai i deputetes shqiptare, i përfshirë në disa veprime kriminale

268
0
Shares

Eldin Dergjini, vëllai i deputetes së futur në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita, Amra Barova, është arrestuar në Graçanicë për një sulm me shishe.

Pas arrestimit është zbuluar se ai, ka identitet të ri në Kosovë. Emri i tij, është Ferdi Berisha, i lindur më 10 janar 1986 në Obiliç. Vendbanimi në Mitrovicën e Veriut.

Eldin Dergjini (Barova), vëllai i deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Amra Barova, është arrestuar më 22 nëntor të këtij viti në një fshat të Graçanicës, për shkak të një sulmi me shishe që i kishte bërë një personi.

Por, arrestimi i tij ka zbuluar dhe rikonfirmuar përfshirjen e administratës së Kosovës në krim të organizuar – shitje të dokumenteve dhe të shtetësive për kriminelë të huaj.

Sipas  Insajderit, Eldin Dergjini, është i njohur në Shqipëri dhe Itali për veprime kriminale të lidhura me drogën, sulme të policëve dhe veprave tjera. Së fundi, ai ishte aksidentuar në Shqipëri me një veturë Mercedes G Class me targa ruse.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY