Meta nuk harron “luftën e dekreteve”, rikthen në Kuvend ligjin e rinisë

Meta nuk harron “luftën e dekreteve”, rikthen në Kuvend ligjin e rinisë

103
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i rikthehet ‘luftës’ të dekreteve me mazhorancën. Ditën e sotme zyra e Presidencës nuk ka dekretuar Ligjin e Rinisë.

Ky mosdekretim vjen në një ditë pas datës simbolike të Ditës së Rinisë. Sipas zyrës së presidencës është deklaruar se në gjendjen aktuale Ligji i Rinisë është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën.

‘Ligji i Rinisë, në versionin e miratuar nga Kuvendi, vendos nën diktatin e Qeverisë, Ministrit të Arsimit dhe të Kryetarëve të Bashkive organizatat dhe lëvizjen Rinore. Ai është në kundërshtim të plotë me standartet bazë të të drejtave të njeriut, të mbrojtura dhe të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë, si dhe aktet kryesore të OKB-së dhe të Këshillit të Europës. Ligji ka mungesë serioze të ‘check and balances’ ndërmjet autoriteteve publike, të drejtave dhe përgjegjësive që ato gëzojnë, si dhe të rinjve, që janë përfitues dhe llogari-kërkues përkundrejt institucioneve që punojnë për ta.’- njofton zyra e Presidentit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY