FOTO/E dëmtuar nga tërmeti, prindërit kundërshtojnë zhvillimin e mësimit te “Emin Duraku”,...

FOTO/E dëmtuar nga tërmeti, prindërit kundërshtojnë zhvillimin e mësimit te “Emin Duraku”, peticion ministres

271
0
Shares

Një prej shkollave që paraqiti dëme dhe cënoi sigurinë ishte shkolla “Emin Duraku”, shkolla ne mes të bllokut, e rikonstruktuar vetëm disa vite më parë.

Aktualisht në shkollën ‘Emin Duraku’ është mbyllur vetëm godina ku zhvillonin mësim klasat e fillore, dhe mësimi do të kryhet te godina e 9 vjecares.

Ky vendim është kundërshtuar nga prindërit, të cilët kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit, duke theksuar se nuk do të cojnë fëmijët në këtë shkollë deri sa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë për gjendjen e fizike të godinës së shkollës.

51 prindër i kanë dërguar ministres së Arsimit një kërkesë, ku kërkojnë garanci për siguri në mënyrë që ti sjellë fëmijët në shkollë.

Kujtojmë se në procesverbalin e Institutit të Ndërtimit të kryer më 3 dhjetor ( dokumenti më poshtë) thuhet se shkolla ka dëmtime në struktura, ndaj dhe duhet pezulluar aktiviteti, deri kur të bëhen përforcimet e nevojshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY