Projekti, mbeshtetje për turizmin e aventures ne tri vende

Projekti, mbeshtetje për turizmin e aventures ne tri vende

142
0
Shares

Qendra TED, ose Qendra “Trajnim, Edukim, Demokraci”, po implementon projektin “Promovimi i Turizmit të Aventurës në zonën ndërkufitare në rajonet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës”. Synimi mbetet për të mbështetur turizmin e qëndrueshëm dhe destinacioneve turistike në Qarkun Shkodër dhe Qarkun Kukës në Shqipëri, Bashkinë Rozaje dhe Bashkinë e Barit në Malin e Zi, dhe Komunën e Decanit dhe Komunën e Pejës në Kosovë përmes promovimit dhe aktiviteteve për rritjen e kapaciteteve për komunitetet lokale dhe sipërmarrësit e rinj.

Kjo do të arrihet duke përdorur mjete dixhitale dhe “online” si dhe një fushate promocionale dixhitale për zonën e synuar, duke e promovuar si një destinacion të vetëm turistik. Gjithashtu, Qendra TED do të mbështesë të paktën 7 biznese, të përfshira në mënyrë aktive në projekt, me krijimin e profileve të tyre dixhitale.

Duke pasur në fokus rritjen e kapaciteteve, bashkëpunimin dhe forcimin e rrjetit të sipërmarrësve, Qendra TED do të organizojë trajnime, aktivitete B2B dhe tryeza të rrumbullakëta, duke përfshirë jo vetëm sipërmarrësit lokalë, por edhe përfaqësuesit e autoriteteve lokale, në lidhje me boshllëqet e sektorit të turizmit.

Nëpërmjet zbatimit të këtij projekti, zonat e synuara në rajonin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës do të promovohen si destinacione të turizmit të aventurës në nivel ndërkombëtar, duke i dhënë kështu më shumë nxitje turistëve që t’i vizitojnë ato. Projekti do të sjellë përfitime jo vetëm për turistët, por edhe për sipërmarrësit dhe komunitetin lokal në zonën ndërkufitare, të cilët do të ketë aftësi të rritura dixhitale dhe informatike në fushën e promovimit dhe marketingut në internet, si dhe një bashkëpunim të shtuar dhe rrjetëzim midis tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY