“Na qoftë për hajër pastaj”, Ish-ministri tregon çfarë pritet nga hetimet e...

“Na qoftë për hajër pastaj”, Ish-ministri tregon çfarë pritet nga hetimet e “thella”: Do zhdukin dhe opozitën

87
0
Shares

Qeveria ka premtuar hetime dhe i ka siguruar qytetarët se do te gjenden pergjegjesit per demet pas tërmetit te 26-Nëntorit. Prokuroria nga ana tjeter ka hapur dhe çështje penale per ndertuesit dhe autoritetet qe kane dhene leja ndertimi jashte ligjit apo jashte standarteve.

Hetimet kanë filluar, ndonëse nuk dihen se cilat dosje jane marrë në shqyrtim. Olsian Cela, kryeprokurori u zotua se do te kete seriozitet dhe të dënuar para ligjit, ndërsa ne mund të themi se jemi ende në kuadrin e fjalëve.

Per Ylli Manjanin, hy hetim i madh qe pritet të japë keto efekte, në fakt do te japë disa konkluzione te tjera, te cilat sipas ish-ministrit të Drejtësisë, do te reflektojnë modele suksesi të sundimit të një personi të vetëm.

Nuk është e vërtetë që hetimi për ndërtesat e dëmtuara nuk do ketë përgjegjës. Konkretisht pritet të dalë që:

1. Për ndërtimet pa leje të dëmtuara nga tërmeti, fajin e kanë viktimat. Si ata që vdiqën ashtu edhe ata që janë gjallë e pa shtëpi.
2. Për ndërtimet në Durrës fajin e ka Arqile Goreja i PD-së, dhe pak faj ka dhe Miri Hoti i PS. Ky i fundit duhet për ballancë.
3. Për ndërtimet në Tiranë dihet, fajin e ka Bert Brojka dhe gjithmonë Lul Basha.
4. Në Lezhë fajin e ka Viktor Tusha dhe Fran Frrokaj.
5. Në Thumanë e Ishëm të gjithë ish kryetarët e komunave të PD-së.

Ky do jetë konkluzioni nga hetimet “e thelluara e komplekse” të SHBÇB në bashkëpunim me drejtorinë e anti-opozitë të hetimit në polici.

Këto rezultate hetimore do ti konfirmojë edhe vetë OSBE. Kjo e fundit do të prezantojë në gjithë hapësirën e saj të veprimit ligjet KÇK dhe anti-shpifje si modele suksesi të sundimit të një personi të vetëm.

Qeveria do për përshëndesë edhe vetë zotin që i dërgoi një tërmet të tillë që të pastrojë njëherë e mirë vendin nga e keqja më e madhe në vend: opozita. Na qoftë për hajër pastaj”,-shkruan ish-ministri.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY