Ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryegjyqtarit të Gjirokastrës Guximtar Boçi,nga ana tjetër ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka urdhëruar inspektimin e punës së gjyqtares Blerta Çibuku (Marku), pasi mendohet se ajo ka shkelur rëndë figurën e gjyqtarit.
Në videon e transmetuar nga emisioni “Stop” në TV Klan, gjyqtarja Çibuku rezulton të zhvillojë një bisedë me një grua 40-vjeçe, e cila ishte palë në procesin gjyqësor për ndarjen e pronësisë së një banese trekatëshe dhe një supermarketi në qytetin e Gjirokastrës.
Përpara dhënies së vendimit gjyqtarja komunikon në zyrë direkt me palën e paditur, gjë e cila është e ndaluar, duke i thënë se nuk mund t’ia jepte fitoren asaj në gjykatë, pasi dhe Guximi i kishte pohuar “…bëj ç’të duash…”, por dhe kishte pasur shumë ndërhyrje dhe kontrolle nga KLD, për këtë çështje.
Nisur nga kjo situatë, inspektorët e ministrisë së Drejtësisë kanë sekuestruar vendimin e datës 27 shkurt 2015 të kësaj gjyqtareje, që informonte 40-vjeçaren disa ditë para se do e humbte gjyqin në shkallën e parë.
Të gjitha këto veprime, sipas inspektorëve të KLD cenojnë rëndë figurën e gjykatësit. Pritet që në ditët në vijim, inspektorët të dalin në një konkluzion për nisjen e një procedimi disiplinor për gjyqtaren Blerta Çibuku (Marku).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/