DËSHMITË/ Gruaja që përgjoi kryegjyqtarin, kërcënoi edhe ish-bashkëshortin

DËSHMITË/ Gruaja që përgjoi kryegjyqtarin, kërcënoi edhe ish-bashkëshortin

71
0
Shares

“…Do të vras, do të zhduk…”. Kështu i është drejtuar 40-vjeçarja, ish-burrit të saj teksa ndodheshin brenda në zyrat e komisariatit të Gjirokastrës.
 Ajo dhe ish-burri ishin paraqitur përballë oficerit Ylli Zaçe, për të zhvilluar një ballafaqim për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në banesë.
Mirëpo ky ballafaqim është bërë mollë sherri brenda në komisariat mes dy ish-bashkëshortëve, ku dëshmitar nuk ka qenë vetëm efektivi i policisë por edhe, djali i tyre.
Nga ky konflikt ish-burri ka dalë me një të çarë në qafë, pasi gruaja i ka vënë duart në fyt dhe i ka thënë “…do të vras, do të zhduk…”.
Fill pas kësaj ish-burri ka kërkuar urdhër mbrojtje, gjë e cila është pranuar nga gjykata.

Dëshmia e burrit
Në seancën gjyqësore ai ka pretenduar se në datën 14 nëntor 2014 është telefonuar nga i plotfuqishmi i lagjes, i cili i ka thënë se në datën 15 nëntor 2014 ora 17:00 duhet të paraqitej tek oficeri Ylli Zaçe.
Të nesërmen pasi është paraqitur në polici,në zyrën e oficerit të policisë gjyqësore,ka gjetur edhe djalin dhe të ish-gruan.
Në polici ishte thirrur pasi e paditura pretendonte se ai i kishte prerë dritat e banesës, ku ajo banonte.
Ndërkohë që qëndronte i ulur në karrige, djali është çuar në këmbë dhe sipas tij, po i shtrëngohej në mënyrën e tij.
E paditura 40-vjeçarja, e ka kapur me duar në qafë dhe sipas tij, i ka thënë se “do të të vras, do të të zhduk”.
Në moment oficeri i policisë Ylli Zaçe është çuar dhe e ka larguar 40-vjeçaren.
Ish-burri i saj, ka pohuar se gjatë gjithë kohës ka qenë i ulur në karrige dhe nuk ka kryer ndonjë veprim.
Pas ngjarjes, paditësi ka kërkuar lëshimin e urdhërit të mbrojtjes pasi është ndjerë i kërcënuar dhe i rrezikuar nga veprimet e ish-gruas.

Dëshmia e 40-vjeçares
Sipas dëshmisë së 40-vjeçares të dhënë në gjykatë nuk është e vërtetë që ajo e ka kanosur apo ka kryer veprime dhune kundër paditësit,përkundrazi ka qenë paditësi që e ka kërcënuar djalin  e tyre në ambientet e policisë ku ajo dhe djali kishin shkuar për një ankesë në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në banesën, ku ajo jetonte së bashku me fëmijët.
40-vjeçarja ka treguar se ka sulmuar fëmijën e saj, duke e detyruar që të ndërhynte që paditësi të mos vazhdonte veprimet e dhunës ndaj fëmijës.
Nuk ka kryer asnjëherë vepër të dhunës ndaj ish-burrit, por ka qenë ish-burri, i cili ka ushtruar dhunë ndaj saj.
“Me vendim gjyqësor është vendosur lëshimi i urdhrit të mbrojtjes duke e detyruar atë të mos ushtroj dhunë ndaj meje”, ka thënë 40-vjeçarja.
Mirëpo ish-burri ka pretenduar që ish-gruaja e tij të largohet nga banesa ndërkohë që vet paditësi në gjykimet e zhvilluara ka pretenduar vazhdimisht që nuk ka banesë.

Dëshmia e djalit
Fëmija i palëve ndërgjyqëse,deklaroi se ka qenë i pranishëm në zyrën e oficerit të policisë së bashku me prindërit e tij.
Ndërkohë që po debatonte me të atin,në lidhje me faktin se përse ai kishte paraqitur ankim për t‘iu hequr dritat,ai ka ngritur dorën për ta qëlluar.
Në këtë moment ka ndërhyrë mamaja e tij, e cila e ka tërhequr. Më pas ka ndërhyrë edhe punonjësi i policisë për ti ndarë. Sipas dëshmitarit, nëna e tij është çuar për ta mbrojtur pasi kur po debatonin ajo s’ka marrë pjesë në debat.

Dëshmia e policit
Dëshmitari Ylli Zaçe, oficer i policisë gjyqësor dëshmoi se paditësi, e paditura dhe djali i tyre. janë thirrur në komisariatin e Policisë për të bërë një ballafaqim për shkak se në banesën,ku jetonte e paditura me djalin ishin ndërprerë dritat.
Sipas tij, ai është ulur përballë me djalin kurse ish-gruaja është ulur në fund. Djali i ka kërkuar të atit që t’i lidhte dritat por ky i fundit është shprehur se nuk ishte në dorën e tij.
Në debat e sipër ish-burri i ka thënë djalit diçka në lidhje me të ëmën. Djali i ka thënë “…fol mirë…” .
Gjatë debatit, në një moment djali ka qënë gati për të qarë. Sipas dëshmitarit, 40-vjeçarja është ngritur nga tavolina,është drejtuar në drejtim të ish-burrit dhe të djalit dhe e ka kapur me duar paditësin në trup.
Ajo nuk ka thënë asnjë fjalë. Dëshmitari deklaroi se ka ndërhyrë pasi mendoi se mund të goditeshin me njëri-tjetrin.
Pas debatit palët janë larguar. Më pas ish-burri dhe nëna e tij janë paraqitur në Komisariat.
Ish-vjehrra e 40-vjeçares sipas dëshmitarit i ka thënë se “…përse nuk e le atë ti të gjuante djalin tim…”.
Dëshmitari i ka thënë se nuk mund të lejonte që në zyrë të bëhej një veprim i tillë.
Më pas ka proceduar me marrjen e deklarimit nga ish-burri i 40-vjeçares në lidhje me ngjarjen dhe është vendosur kryerja e një ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar se çfarë dëmtimesh konstatoheshin.
Referuar dëshmisë mjeko-ligjore konkludohet se tek ish-burri u konstatua në zonën e qafës një gërvishtje gjatësore rreth 4-5 cm e çrregullt. Dëmtimet janë shkaktuar me mjet mbrerës. /Shqiptarja.Com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY