Agron Tufa për Zërin e Amerikës tregon se pse kërkoi azil politik

Agron Tufa për Zërin e Amerikës tregon se pse kërkoi azil politik

229
0
Shares

Agron Tufa, publicist dhe shkrimtar i njohur, tha se nuk do ta ndërpresë veprimtarinë për denoncimin e krimeve të komunizmit, ne nje interviste per Zerin e Amerikes.

Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, i cili dha doreheqje vetem pak dite me pare tregoi se pse kërkoi azil politik.

“Kercenimi im ka qenë për shkak të detyrës dhe ka qenë një konfrontim duke nisur nga dhjetori i vitit të kaluar me intensifikim të vazhduar erdhi nga 1 prilli, me një fushatë të hapur, në shtyp, në parlament, në forma nga më të ndryshmet nga një skalion i atyre që unë i quaj ‘enveristë’., që kanë punuar në organet e drejtësisë komuniste”, tha Tufa.

Agron Tufa ka publikuar nje numer deshmish dhe te dhenash per krimet e komunizmit ne Shqiperi ndersa u përfshi në një debat të ashpër publik edhe me ish Kryetarin e Komisionit të Sigurisë, deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho.

Intervista për VOA:

Agron Tufa: Përse kërkova azil politik

Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, i tha "Zërit të Amerikës" se kërkoi azil politik në një vend të Europës për shkak të kërcënimeve të shumta ndaj tij që ai i ka denoncuar. Duke folur me Skype nga një vend i Evropës ku ka kërkuar azil, zoti Tufa, publicist dhe shkrimtar i njohur, tha se nuk do ta ndërpresë veprimtarinë për denoncimin e krimeve të komunizmit.

Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Vendredi 6 décembre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY