Itali, tërmeti më i fortë në dekada, mrekullisht ende pa viktima

Itali, tërmeti më i fortë në dekada, mrekullisht ende pa viktima

44
0
Shares

Tërmeti i sotëm në Itali prej 6.5 ballësh është ndër më të fortët të regjistruar në dekada.
Mediat italiane shkruajnë se tërmeti me epiqendër në afërsi të Norcia, në Umbria është ndër më të “dhunshmit” në dekadat e fundit, i cili fatmirësisht nuk pati viktima.
Tërmeti pak më i ulët se i sotmi është regjistruar në Friuli në vitin 1976, i cili kishte një magnitudë prej 6.4 ballësh.
Tërmeti kryesor në Aquila është regjistruar në vitin 2009 prej 5.8 ballësh, ndërsa në vitin 1997, u regjistrua një tërmet prej 6.1 ballësh në Umbria dhe Marche.
Gjithashtu, ai i Belices i vitit 1968 ishte 6.1. ndërkohë, vetëm tërmeti i vitit 1980 në Irpinia ishte prej 6.5 ballësh i shkallës rihter, i ngjashëm me atë të sotëm.
Në atë kohë, tërmeti shkaktoi 2 914 viktima, 8848 persona të plagosur dhe 280 mijë të pastrehë.
Fatmirësisht, deri më tani nuk është regjistruar ende asnjë viktimë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY