FOTO/Vokshi nxjerr bllof Ramën, publikon urdhërin që detyron policët të japin para...

FOTO/Vokshi nxjerr bllof Ramën, publikon urdhërin që detyron policët të japin para nga rroga

123
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e mohoi kategorikisht mengjesin e sotëm, faktin se ai dhe qeveria e tij ka detyruar punonjësit të japin rrogen e tyre ne ndihme te te prekureve nga tërmeti.

Rama e quajti një tjeter fake news dhe shtoi vetëm se nuk do te kete shperblime për administratën.

Por, ish-deputetja Albana Vokshi dhe Partia Demokratike insistojne tek kjo pjesë, duke provuar qe kryeministri ka dhene urdher per policinë të dhurojnë pjeserisht rrogën e tyre.

Vokshi siguron dokumentin dhe shkruan se kryeministri po keqpërdor vendosjen antikushtetuese te gjendjes se jashtezakonshme.

Sa më e madhe fatkeqësia, aq më intensive dhe e pamëshirshme makineria e propagandës së Edi Ramës që përmes mashtrimit nuk kursen askënd as fëmijë, as persona me aftësi ndryshe, as gra e të moshuar, as policë apo profesionistë.

Sot, Kryeministri Rama mashtroi përsëri kur tha që nuk i kanë detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga e tyre. Po postoj eshe një herë Urdhërin e paligjshëm 1933, dr 27.11.2019 që urdhëron mbajtjen e pjesshme të pagave të policëve në Shkodër.

Duke keqpërdorur qëllimshëm vendosjen antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme, interesi kryesor i Kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndertimi. Ndaj edhe s’u jep qytetarëve akt ekspertimin per shtëpitë e pallatet”,-shkruan Vokshi.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY