Kryeministri Rama jep ‘ultimatum’ për Vitin e Ri: Do të ketë një...

Kryeministri Rama jep ‘ultimatum’ për Vitin e Ri: Do të ketë një ashpërsim të ligjit antishpifje

79
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk u ndal as sot pa ‘ngacmuar’ median dhe pa treguar masat që pretendon të marrë kundër saj.

Ndërkohë që në seancën e fundit parlamentare të këtij viti, që do të mbahet në 19 Dhjetor, Rama kërkoi që të votohej ligji antishpifje, dhe që ndëshkon mediat që përhapin lajme të rreme, veçanërisht në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Po ashtu Rama ngarkoi me detyrë Etilda Gjonajn dhe Klotilda Ferhatin që deri në këtë seancë të jetë përgatitur një ligj special për rindërtimin.

“Lajmet e rreme janë kriminale, mjafton rasti se kjo solli një të vdekur, se u tha që spitali i Durrësit ishte shembur, pa llogaritur kaosin dhe pa llogaritur plagosjen. Do të ketë një ashpërsim të ligjit antishpifje, veçanërisht për kushtet e emergjencës”, deklaroi Rama.

Ndërkaq, Kreu i qeverisë tha se sot do të nisej drejt Bratislavës, dhe më pas në Turqi, ku do të organizohet një konferencë me donatorë për Shqipërinë.

Mbledhje e Jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 5 décembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY