Olsian Çela kryeprokurori i ri, Ish-kryeministri e paralajmëroi para 9 muajsh

Olsian Çela kryeprokurori i ri, Ish-kryeministri e paralajmëroi para 9 muajsh

167
0
Shares

Përzgjedhjen e Olsian Celës, si kryeprokuror, ish-kryeministri Berisha, e kishte parashikuar disa muaj më parë.

Ai shkruante para 9 muajsh në rrjetet sociale, se zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm ishte e planifikuar, dhe sipas tij gara nuk do të ishte e ndershme, duke shtuar këtu që Cela eshte djali i tezes së Ina  Ramës.

“Krye, krye kreu i Meduzes, Edvin Kistaq Urrejtja zgjodhi sot zedhenesin e tij ne institucionin e akuzes! Miq, sot Kunat KLP vendosi per te zgjedhur zedhenesin e Rames per institucionin e akuzes. Per te realizuar kete, Kunat KLP, jashte çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot qe te perjashtohen nga gara te gjithe kandidatet per kete post qe nuk kane mbrojtur doktoraturen.

Miq, ky eshte kriter unikal ne bote. Ky kriter akademik vendoset vetem per vendet e hapura per drejtim katedrash apo institucionesh akademike kerkimore shkencore.

Burimet nga Kunat KLP njoftojne se kete kriter e ploteson Kunati ne krye te KLP, ndrikull Ina Rama dhe tezaku i saj Olsi Çela. Tani emrin e zedhenesit te krye, krye kreut te Meduzes gjejeni vet”,-shkruante Berisha.

101 deputetë në Kuvend votuan pro kandidaturës së Celës, i cili u rendit edhe i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY