DOKUMENTI/Tufa çon në Prokurori Spartak Brahon dhe Fatos Tarifën, zbardhet padia e...

DOKUMENTI/Tufa çon në Prokurori Spartak Brahon dhe Fatos Tarifën, zbardhet padia e plotë

733
0
Shares

Agron Tufa ka paditur në prokurori deputetin socialist Spartak Braho dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa.

Avokati Kujtim Cakrani tha se ndaj klientit të tij, drejtorit të ISKPK, Agron Tufa, ka pasur kërcënime të ndryshme si nga administrata ashtu edhe nga njerëz të tjerë.

Sipas padisë, “i dëmtuari shtetasi Agron Tufa me gjeneralitetet dhe adresën e mësipërme, me anë të kërkesës për gjykim drejtuar dhomës penale Tiranë, ka si shkak veprimet e të akuzuarit Fatos Tarifa që me anë të ‘Fyerjeve’ dhe ‘Shpifjeve’ kryera këto botërisht me anë të Gazetës ‘Dita’ kanë konsumuar kundërvajtjen penale parashikuar nga nenet 119 dhe 120 i kodit penal”.

Kujtojmë se më 3 dhjetor Agron Tufa u largua drejt Zvicrës dhe dha dorëheqjen prej aty nga posti i Drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmi.

Për këto kërcënime Tufa ka vënë në dijeni edhe ambasadat e huaja në vend, atë të SHBA, BE, OSBE, etj. Përveç zotit Tufa, kërcënime të drejtpërdrejta, verbalisht dhe me mesazhe kanë marrë edhe bashkëshortja me fëmijët e tij.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY