Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, ish prokurori Agron Matjani. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.
Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë, prokurorisë të cilët po punojnë në zbardhjen e këtij rasti.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/