Tabaku thirrje Ramës: Anulo koncesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë

Tabaku thirrje Ramës: Anulo koncesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë

73
0
Shares

Ish-deputetja Jorida Tabaku i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama tè anulojë koncesionet. Ne nje reagim ne rrjetet sociale, ish-deputetja thote se kjo do te sjelle thellim te krizës dhe nuk do të zgjidhë  problemin e krijuar me tërmetet.

Asnjë ndryshim në buxhetin e shtetit jo vetëm për rikonstruksionin por as në paketën fiskale për të ndihmuar sipërmarrjet në zonat e goditura nga tërmeti që po bëjnë bilancet e dëmeve. Vetëm Durrësi përllogaritet të ketë 13% të ndërmarrjeve në rang vendi dhe kontribuon 7,5% në punësim”,-shkruan ish-deputetja.

Ish-deputetja me tej shkruan: Megjithëse po prisnim një reflektim të qeverisë në lidhje me buxhetin 2020 ditën e sotme vërejta se si arkitektët e koncesioneve dhe investimeve fasadë po artikulonin propagandën e një buxheti që nuk do prekej, borxhi që nuk do të rritej, rritje ekonomike të qendrueshme dhenjëkohësisht rindërtimi të Shqipërisë.

Kuptohet, sëmundja e vjetër e propagandës ka rigjetur ritmin për të gënjyer shqiptarët edhe pas tërmetit të frikshëm. Ajo po shet solidaritetin e qytetarëve që ofrojnë strehë si arritje të qeverisë, po shet ndihmën ekonomike që BE po ofron (si dhe vendeve të tjera mike) si aftësi të sajënpër të dalë nga kriza. Por, asnjë lek në buxhetin e shtetit nuk është shtuar dhe nuk pritet të shtohet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë së shkundur nga tërmeti.

Qeveria dhe aktorët kyç të koncesioneve në vend gënjejnë kur thonë se asnjë lek nga pagat dhe pensionet nuk do të shkojë për tërmetin. Mjafton të kujtojmë urdhërat e brendshëm të publikuar në media ku urdhërohen nëpunësit civilë, policët, ushtarët dhe administrata publike që të “kontribuojnë”. Këto urhdëra të brendshëm janë në të vërtetë rialokimi i fshehtë i buxhetit të shtetit nga fondi i pagave tek fondi i kontigjencës dhe emergjencës.

Sakaq, qeveria pritet që të rrisë borxhin publik, megjithëse ish ministri i PPP-ve Ahmetaj, pretendon të kundërtën. Por si mund të besohet njeriu që u tha shqiptarëve se paratë që shpenzohen nga buxheti i shtetit nuk është paraja e shqiptarëve?! As më shumë e as më pak se një tjetër gënjeshtër, që kësaj radhe bie mbi shqiptarët e plagosur dhe të shkundur nga tërmeti.

Opozita i ka ofruar qeverisë shqiptare rrugën për të dalë nga ky qerthull dhe nga kjo gënjeshtër; anulimin e PPP-ve dhe shumës prej 150 mln USD t’i rialokohet buxhetit për rindërtim. Madje qeveria mund të shkonte edhe më tej duke ndihmuar me politikat fiskale vendet e prekura nga tërmeti, duke ndihmuar ekonominë e Durrësit që zë 10% të GDP-së dhe është ekonomia e dytë në vend.

Asnjë ndryshim në buxhetin e shtetit jo vetëm për rikonstruksionin por as në paketën fiskale për të ndihmuar sipërmarrjet në zonat e goditura nga tërmeti që po bëjnë bilancet e dëmeve. Vetëm Durrësi përllogaritet të ketë 13% të ndërmarrjeve në rang vendi dhe kontribuon 7,5% në punësim.

Për këto asnjë lëvizje as nga qeveria dhe as nga parlamenti. Të gjithë në një spekatkël të shëmtuar lajkash, kush më shumë e kush më pak duke thurrur lavde për kryeministrin dhe gënjeshtrën e tij të madhe të titulluar Komiteti i Rindërtimit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY