Agostin Cinari
Një 36 vjeçar nga Korça denoncon ish-kunatin efektiv policie se ka kërcënuar me armë zjarri.
Mitrush Cipi shprehet se ish-kunati e kërcënoi, ndërsa policia me vështirësi i ka pranuar denoncimin, pasi Agostin Cinari është punonjës policie.
“Dje kur çova djalin te shtëpia, ish-kunati Agostin Cinari me bllokoi rrugën me makinë dhe nxori armën.
Jam kërcënuar disa herë por nuk e kam denoncuar. Këtë herë shkova ta denoncoj. Policia më zor më mbajti denoncimin. Ndjehem i kërcënuar. Dua të drejtën time, s’mund të kërcënohemi nga uniformat e policisë”, shprehet ai.
Agostin Cinari, ish-specialist në policinë e Pogradecit një vit më parë u përball me drejtësinë pas akuzave për korrupsion. /Shqiptarja.Com/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/