VIDEO/Rama porosi Besës dhe Manastirliut: Bindini njerëzit e strehuar në Kosovë të...

VIDEO/Rama porosi Besës dhe Manastirliut: Bindini njerëzit e strehuar në Kosovë të kthehen

95
0
Shares

Teksa Kosova hapi dyert e para për Shqipërinë në situatën emergjente të krijuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, Kryeministri kërkon vetëm diçka nga ky shtet.

Rama ka deleguar ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe atë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu që të shkojnë në Kosovë dhe të bindin njerëzit të kthehen dhe të akodmohen në hotele.

Shefi i ekzekutivit tha se në Kosovë janë strehuar 783 persona.

Përsa i përket strehimit sot kemi kapërcyer numrin e 4 mijë personave në hotele, 254 janë në palestra dhe shifra e përafërt e atyre që janë në çadra, por këtu vijon puna për të garantuar çadra dimërore me standarde. Kemi 6323 persona, 395 persona në qendra shëndetësore dhe 783 persona në Kosovë. Besa (Shahini) dhe Ogerta (Manastirliu) do të kërkoja të shkonin në kampin në Kosovë për të bërë një vizitë dhe për t’u ofruar që të kthehen dhe të akomodohen në hotele. Ka edhe një grup 436 persona të regjistruar në strehtë të ndryshme. Sot në total janë 12366 persona në këtë strukturë emergjence”, deklaroi Rama.

Mbledhje e Jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 4 décembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY