Rama ne ‘Porta a porta’, flet per humbjen e te dashures se...

Rama ne ‘Porta a porta’, flet per humbjen e te dashures se Gregut per here te pare

138
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetari Bruno Vespa në emisionin e tij “Porta a Porta” në Rai1 për humbjen e të dashurës së djalit të tij, në tërmetin e 26 nëntorit. Për herë të parë Rama ka folur për këtë ngjatje te dhimbshme qe lidhet me te birin.

Është e vërtetë, por më lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë është një detyrim i lartë të bësh kryeministrin e një vendi që po kalon këtë tragjedi. Unë nuk kam dashur të flas për këtë sepse kjo nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo me familjen tonë, por është diçka që ka të bëjë me të gjithë. Kjo thjesht e shtoi detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka sepse unë nuk gjej dallim mes të gjithë atyre që kanë humbur jetën” – tha Rama.

Kristi Reçi, studente e mjekësisë ishte e para që u nxor nga rrënojat e një pallati të shembur në Durrës. Më vonë u mësua se ajo ishte e dashura e djalit të kryeministrit Edi Rama. Greg Rama e la të kuptohet këtë gjë kur bëri një publikim në rrjetet sociale. Kristi Reçi ishte 25 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY