VIDEO/Porosia urgjente e Ramës për punë vullnetare, kryeministri përcakton afatin e pastrimit...

VIDEO/Porosia urgjente e Ramës për punë vullnetare, kryeministri përcakton afatin e pastrimit të gërmadhave

83
0
Shares

Kryeministri Edi rama ka njoftuar personalisht vetë se qeveria ka vendosur të pastrojë rrënojat e tërmetit para festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në zonat e goditura.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Viti i Ri nuk duhet të gjejë asnjë rrënojë të papastruar në Thumanë dhe në Durrës dhe në vend të tyre duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie.

Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie.”– shkruan Rama.

Kujtojmë se Kryeministri ndodhet në samit në  Londër, nga ku nuk harroi t’iu jepte mesazh vartesve të tij që rrënojat kudo të pastrohen me punë vullnetare gjatë 24 orëve nga firmat e ndërtimit, të cilat duhet të angazhohen në këtë rast njesoj siç vepruan për pastrimin e shembjeve që u bënë rreth Lanës vite më parë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/539253693596631/?t=0

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY