Braçe zë vendin e Ramës, ultimatum ministrave: Përqëndrohuni tek zonat rurale

Braçe zë vendin e Ramës, ultimatum ministrave: Përqëndrohuni tek zonat rurale

100
0
Shares

Pasi Kryeministri Edi Rama njoftoi se nuk do te jete sot dhe neser, vendin e tij e ka zene Erion Braçe.

Zv.kryeministri i bëri thirrje kabinetit qeveritar se e gjithë vëmendja tashmë duhet të përqendrohet te zonat rurale dhe periferitë, për shkak të motit dhe nisjes së dëborës. Sipas tij, duhet bërë me urgjencë zëvendësimi i çadrave aktuale me çadra dimërore, si dhe zhvendosja dhe strehimi i njerëzve nga hotelet në shtëpi me qira.

“Gjithë vëmendja duhet të përqendrohet te zonat rurale apo periferitë, ku njerëzit kanë preferuar të qëndrojnë pranë zonave të tyre. Duhet të bëhet zëvendësimi i çadrave menjëherë, që të jenë çadra dimërore. Duhet të përshpejtojmë gjetjen e banesave me qira. Kruja, Vora, e kanë të pamundur të gjejnë vetë banesa me qira, do duhet t’i akomodojmë ne në Tiranë. Duhet të bëjmë zhvendosjen brenda këtij muaji dhe strehimin e këtyre personave nga hotelet në shtëpi me qera.”,-tha Braçe në mbledhjen e 7 te kabinetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY