Kreu i Qeverisë, njëherazi edhe i PS-së, Edi Rama, nuk e ka fshehur “merakun” që LSI ende nuk po vendos për koalicionin për zgjedhjet e vitit 2017.
Në një intervistë për TV Klan, ai deklaroi se “Ne do të presim që LSI të mbarojë zgjedhjet brenda partisë. Në qoftë se pas këtyre zgjedhjeve, LSI do të vendosë të martohet djathtas, ne do të qëndrojmë majtas”, iu shpreh Rama.
Midis të tjerave, kryeministri Rama ka komentuar edhe vendimin më të fundit të Gjykatës Kushtetuese, për të pezulluar ligjin e “Vettingut”.
Kryeministri Rama e sheh vendimin e pezullimit për ligjin e Vettingu-t nga Gjykata Kushtetuese si shprehje e rezistencës nga një aleancë që i druhet Reformës në Drejtësi, ku ai rreshton dhe opozitën.
Sipas Ramës, “ky vendim është një rezistencë ndaj ‘Vettingut’”, për zbatimin e të cilit kryeministri shprehet i sigurt se do të zbatohet, pavarësisht vonesave që po krijon kjo aleancë dhe se atij nuk do të mund t’i shmanget askush.
Reforma në Drejtësi solli përplasje edhe në koalicionin qeverisës, duke ngritur pikëpyetje në vazhdimësinë e tij. Kryeministri thotë se ai e ka të qartë të ardhmen dhe pret vendimin e LSI –së.
Debate në koalicion shkaktoi edhe deklarata e Ministrit të Drejtësisë për përfshirjen e ushtrisë në betejën e shtetit me kultivuesit e kanabisit. Por Rama thotë se ai ishte vetëm një mendim personal.
Kryeministri pohon se mazhoranca është gati të amendojë ligjin për importin e mbetjeve pasi presidenti e ktheu për rishqyrtim në kuvend, por përjashton mundësinë e shfuqizimit të tij siç kërkojnë shoqatat ambientaliste.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/