“Gjendja po rëndohet për shkak të motit”, Basha: Urgjente marrja e masave...

“Gjendja po rëndohet për shkak të motit”, Basha: Urgjente marrja e masave për strehim dhe alokimi i fondeve për rindërtim

115
0
Shares

Lulzim Basha ka vijuar me inspektimin në terren, ku këtë herë eshte ndalur tek familjet në Manëz.

Basha duke parë situatën nga afër, shprehet se 5 pallate me nga 25 familje në Manëz janë të pabanueshme. Sipas tij, banorët po nxjerrin orenditë për tu zhvendosur tek të afërmit në pamundësi të një strehe.

Të tjerë që janë strehuar në çadra janë në kushte shumë të vështira edhe për shkak të motit me shi dhe të ftohtit. Ata thonë që u kanë ardhur në ndihmë vetëm shoqatat ndersa denoncojnë abuzime në mënyrën e trajtimit të qytetarëve.

Çdo ditë që kalon, bëhet më e vështirë për këta banorë që me fëmijë të vegjël prej ditësh jetojnë në çadra. Të tjerë jetojnë në makina dhe ankohen se askush nuk ka ardhur të vlerësojë gjendjen e banesave të tyre.

Është e domosdoshme të angazhohen sa më shumë inxhinierë e specialistë. 500 inxhinierë janë të gatshëm të kontribuojne vullnetarisht, mjafton që qeveria ti angazhojë.

Paratë që shkojnë tek 10 oligarkë duhet të shkojnë tek mijëra qytetarë që kanë mbetur në mes të katër rrugëve, pa strehë dhe pa ushqim. Me 150 milion dollarë që marrin 10 oligarkë mund të rindërtohet pjesa dërrmuese e objekteve të banimit të shkatërruar nga tërmeti. Duhet ndërhyrje e menjëhershme që të lehtësojmë vuajtjet dhe dhimbjen e mijëra familjeve”,-thekson Basha.

Gjendja po rëndohet për shkak të motit. URGJENTE marrja e masave për strehim dhe alokimi i fondeve për rindërtim. 5…

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 3 décembre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY