Ministria bën publik bilancin pas tërmetit, dëme jo vetëm në Durrës dhe...

Ministria bën publik bilancin pas tërmetit, dëme jo vetëm në Durrës dhe Tiranë, rreth 5 mijë shtëpi me probleme

122
0
Shares

Në një dalje për mediat zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri publik bilancin e dëmeve në banesa, numrin e godinave të shembura si dhe vendet ku po vijon puna për pastrimin e inerteve pas tërmetit të datës 26 nëntor.

U raportua se qarqet më të dëmtuara nga tërmeti janë Durrësi, Tirana, Lezha, por ndërkohë dëmtime ka edhe në Dibër, Kukës, Fier, Elbasan dhe Berat.

Deri tani llogariten 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë, 3520 shtëpi të dëmtuara lehtë, 558  pallate të dëmtuara rëndë, 335 pallate të dëmtuara lehtë , 28 shkolla të dëmtuara dhe 15 kabina elektrike gjithashtu të dëmtuara.

QARQET E PREKURA NGA TËRMETI

Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.

DËMET NË BANESA

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura:  1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311, Tiranë  3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë:3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë:335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar:……………………3224

Hotele:……………………………1961

Çadra:…………………………….964

Qendra sociale:………………..867

Familje:………………………….2525

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën  29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

Durrës – 9 objekte

Thumanë – 8 objekte

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim: 

Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri  5-katësh në Shkozet, Durrës
Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës
Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)
Vijon puna për prishjen e objektit  5-katësh, hotel “Ljubana”
Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal
Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
Në kompleksin “Miramare”
Në hotel “Vila Verde”
Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;
Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës
Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen  një objekti.

Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.

VULLNETARËT

Një falënderim i veçantë shkon edhe për ndihmën e pakursyer dhe  përkushtimin e 239 Vullnetarëve dhe 15 OJF-ve të regjistruar në e-albania për përballimin e nevojave të qyetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY