FOTO/Basha në Gjuricaj, përsërit propozimin me 3 pika për qeverinë: Duhen sa...

FOTO/Basha në Gjuricaj, përsërit propozimin me 3 pika për qeverinë: Duhen sa më shumë vlerësues në terren

148
0
Shares

Kryetari Basha viziton banoret e demtuar nga termeti ne Gjuricaj, Kertushe te Ishmit dhe Armath ku banoret kerkojne ndihme dhe nuk eshte marre asnje mase.

Situata është emergjente, shkruan kryedemokrati ndërsa shton se 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.

Ndërsa thekson se është emergjente rritja numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt, Basha përsërit edhe një herë propozimin me tre pika të opozitës për qeverinë.

Është EMERGJENTE rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt.

Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe do tu jepte mundësi qytetareve, banesat e të cilëve janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtepive.

Për këtë arsye duhet urgjentisht;

1. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!

2. Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata.

3. Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anullimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë.

Gjithcka duhet të jetë në funksion të tejkalimit të emergjencës dhe kthimit të në normalitet”,-shkruan Basha duke na treguar permes fotove situatën në kete zone.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY