Ish-deputeti publikon pamje të tjera nga pallati i dëmtuar i Sadri Abazit:...

Ish-deputeti publikon pamje të tjera nga pallati i dëmtuar i Sadri Abazit: Kush duhet të hyjë tani në burg?

169
0
Shares

Edhe ish-deputeti Lluçiano Boçi ka qene me ish-deputeten Fatbardha Kadiu, ku kanë parë nga afër dëmet e tërmetit në zonën e plazhit tek pista “Iliria”.

Boçi tregon se gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, kanë parë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI.

Boçi shkruan me ironi se Abazi ishtei buzëqeshur, siç shihet në fotot qe ai siguron. Boçi tregon se deputeti i PS, nuk kishte ardhur per njerezit, por për të zhdukur gjurmët e ndertimit në pallatin e dèmtuar.

“Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme. Pasi kishte hequr me shpejtesi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese. Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm, disa pyetje lindin për Ramën: Kush duhet të hyjë tani në burg?!! Pse lejohet zhdukja e provave?! Kush ia dha lejen Abazit?!! Po katet pa leje?!! Po prokuroria ku është?! Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij. Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë. Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë”,-shprehet Boçi ku ka bashkangjitur dhe fotot nga vendi.

KUSH DUHET TË HYJË NË BURG?Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu,…

Publiée par Luciano Boci – Faqja Zyrtare sur Mardi 3 décembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY