“Koncesioneve dhe oligarkëve nuk do t’u preket asnjë qindarkë”, ish-deputeti denoncon: Për...

“Koncesioneve dhe oligarkëve nuk do t’u preket asnjë qindarkë”, ish-deputeti denoncon: Për njerëzit pa shtëpi me të parë me të bërë

148
0
Shares

Fatura e këtij tërmeti do te jetë padyshim e lartë, me kete bilanc tragjik të viktimave, por dhe të dëmeve të shumta që solli në banesat dhe pallatet e qytetarëve.

Ish-deputeti Agron Shehaj ka bere një pasqyrim te asaj qe e pret qeverinë me menaxhimin e kësaj situate.

Shehaj shkruan se për të strehuar rreth 10 mijë banorë të mbetur jashtë duhen rreth 100 milionë euro, ndërsa ketu ai kujton se qeveria ka per t’i paguar dëmshpërblimin Bechetit me 101 milionë euro apo dhe koncesionet qindra milione euroshe te rrugeve *(Arbër dhe Milot-Balldrën), projekte te cilat Partia Demokratike i ka denoncuar disa herë.

10 mijë persona të pastrehë kanë mbetur nga tërmeti, raporton Zëri i Amerikës. Për t’i strehuar do të duhen rreth 2 500 apartamente. Me një kosto mesatare ndërtimi prej rreth 40 mijë euro për apartament, kostoja totale për ndërtimin e banesave për strehimin e të gjithë të prekurve është rreth 100 milionë euro.

Ndërkohë, 110 milionë euro do t’i paguhen dëmshpërblim nga paratë e njerëzve Becchettit pasi Edi Rama mbylli median që ekspozonte korrupsionin e tij.

Të paktën 100 milionë euro do shkojnë si kosto e fryrë korruptive në secilin nga koncesionet e Rrugës së Arbërit, Rrugës Milot-Balldren. Më shumë para do të shkojnë për koncesionet korruptive me kompani guackë të incineratorëve. Të paktën 100 milionë euro është fryrja e kostove në koncesionet e shëndetësisë, gjysma e tyre me kompani offshore. Ndërkohë, luksi dhe kapriçot e Kryeministrit u kanë kushtuar shqiptarëve mbi 500 milionë euro në fasada ndërtesash qeveritare, makiazhe sheshesh, makina, mobilje, udhëtime.

Edi Rama është një kryeministër i korruptuar, ka vjedhur me PPP me kosto të fryra, ka vjedhur me tendera ( Unaza e Madhe) dhe ka vjedhur me kompanitë guackë e offshore.

Në këtë kohë tragjedie, Kryeministri ka deklaruar se koncesioneve dhe oligarkëve nuk do t’u preket asnjë qindarkë. As luksi qeveritar nuk do ndërpritet. Për njerëzit pa shtëpi dhe pa mundësi; duke parë e duke bërë”,-shkruan Shehaj.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY