Rama tregon objektivin: Do të ndërtojmë lagjet e reja të Rilindjes në...

Rama tregon objektivin: Do të ndërtojmë lagjet e reja të Rilindjes në zonat ku shkatërroi tërmeti, plani për Tiranën

73
0
Shares

Kryeministri Edi Rama shpalli objektivin këtë të martë për programin e rindërtimit pas tërmetit, duke deklaruar se synimi është ndërtimi i një lagjeje të re në Durrës, më e bukura pas ’90.

Duke folur në mbledhjen e 6 të jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se nuk do të ketë banesa sociale si ato që jemi mësuar të shohim deri më tani. Sipas tij, po planifikohet ndërtimi në Durrës i një lagjeje komplet të re, në Tiranë po bëhet një plan për ndërtimin e tri lagjeve, si dhe një lagje në Kurbin.

Po diskutojmë për disa skenarë. Skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja. Objektivi im është të arrijmë në një program rindërtimi që të jetë krenari kombëtare. Jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani me banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar në ballë gjithë jetën që janë në shtëpitë e të varfërve. Por të ndërtojmë në Durrës një lagje koplet të re që të jetë lagjia më e bukur e Durrësit pas ’90 padiskutim. 

Një lagje e re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, me ujësjellës, me kopësht, çerdhe, shkollë, mjedise publike dhe banimi. Në Tiranë kemi diskutim një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re të madhe një skenar për të ndërtuar dy më të vogla. Do ta shtrojmë këtë çështje në një konsultë që po përgatit Ministrja e Kulturës me arkitektë dhe urbanistë të huaj që kanë shprehur gatishmërinë vullnetarisht për të na dhënë konsulencë. Po kështu në zonën e Kurbinit të gjithë pallatet që kemi vizituar dje do të shemben dhe do të ndërtojmë një lagje të vogël komplet të re. Për momentin po bëjmë kalkulimet e nevojshme. Ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10000 apartamentësh në terësi dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh sepse kështu mund të përfshijmë jo vetëm ata që janë drejtëpëdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale”,- u shpreh Rama.

Mbledhje e Jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave

Publiée par Edi Rama sur Lundi 2 décembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY