SKEMA E ATENTATIT/ Çfarë filmuan kamerat nga plagosja te ish-Ekspozita

SKEMA E ATENTATIT/ Çfarë filmuan kamerat nga plagosja te ish-Ekspozita

68
0
Shares

Personi i plagosur me tre plumba tri ditë më parë në Tiranë, Andi Mustafaraj, ka mohuar t’i ketë parë personat që e qëlluan me armë zjarri.

Prokurorët e Prokurorisë së Tiranës kanë marrë në pyetje dje në spital 30-­vjeçarin që u plagos mesditën e së premtes në një nga lokalet pranë ish-­Ekspozitës në Tiranë.Hetuesit kanë pritur që i riu të merrte mjekimin e nevojshëm për plagët dhe pasi ai ka kaluar rrezikun, kanë marrë edhe deklarimet e tij. Gjatë dëshmisë së tij, mësohet se Mustafaraj nuk i ka ndihmuar aspak hetuesit me sqarimet që ka dhënë.Ai tha se nuk dyshonte tek askush dhe nuk e dinte motivin pse duhet ta vrisnin apo ta qëllonin me armë. “Isha me kokë ulur, sa kisha marrë kafenë dhe nuk e pashë atë që më qëlloi, por vetëm pistoletën, e më pas humba ndjenjat.

Nuk e kam pasur mendjen fare, nuk pashë as mjetin e tij dhe askënd. Nuk kam konflikte me asnjëri dhe pres që ju ta zbardhni ngjarjen”, mësohet se u tha Mustafaraj hetuesve.

HETIMI I ATENTATIT

Grupi i hetimit që është ngritur për zbardhjen e atentatit ndaj 30¬ vjeçarit ka parë me imtësi regjistrimet nga kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës ku ndodhi sulmi me armë. Nga pamjet është konstatuar autori, i cili ka qenë i maskuar me një kapuç në kokë, të ulur deri poshtë ballit. Ai shikohet kur ka dalë nga një automjet dhe ka hyrë në lokalin ku qëndronte Andi Mustafaraj.

Pas hyrjes së autorit në lokal, nuk duket gjë në kamerat të cilat ndërkohë kanë kapur autorin me kapuç kur është larguar, pasi ka dalë dhe ka shkuar me vrap, duke hipur në të njëjtën makinë me të cilën kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Kjo skemë veprimi në vendin e krimit, sipas hetuesve, është e ngjashme identikisht me atë që kanë përdorur autorët në vrasjen e Elton Çiçës, mik i ngushtë me Andi Mustafarajn. Policia zyrtarisht ka thënë se po heton një lidhje të mundshme mes dy ngjarjeve.

VRASJA E ÇIÇOS

Vrasja e Elton Çiçës ka ndodhur më 01.05.2016, rreth orës 22:20, në rrugën “Gjin Bua Shpati”, afër shkollës “Emin Duraku”, në mjediset e bar “De Niro”. Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje. Viktima është qëlluar brenda në lokal, duke humbur jetën nga dy plagë të shkaktuara me armë zjarri. Nga informacionet policore në lidhje me personalitetin e viktimës, dyshohet si autor ose porositës i një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Më 30.03.2015, në Tepelenë, disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e prindërve të shtetasit Elton Çiça dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, u kanë vjedhur një sasi prej 5000 eurosh dhe janë larguar. Policia ka identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët kanë rezultuar të jenë shtetasit Ervis Imeri, Robert Rama, Sokol dhe Arben Jella. Pas kësaj ngjarjeje, dyshohet se shtetasi Elton Çiça ka nisur të hakmerret ndaj personave që dhunuan dhe grabitën prindërit e tij dhe konkretisht: Më 08.06.2015, rreth orës 20:00, në lagjen nr.17/1 të qytetit të Durrësit është vrarë me armë zjarri Robert Rama.

Më 12.07.2015, në automjetin e markës “Fiat”, model “Cinquecento”, me targa AA 021 HD, në përdorim të shtetasit Ervis Imeri është vendosur një sasi prej 600 gr lëndë eksplozive (tritol) e lidhur me një telefon, e gatshme për t’u shpërthyer; shpërthimi nuk është arritur sepse Ervisi e ka diktuar lëndën shpërthyese.

Më 07.12.2015, në Kombinat, si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive, është shkatërruar automjeti i markës “Volkswagen”, model “Golf”, me targa AA 880 BX, ku brenda ishte pronari Elton Imeri, vëllai i Ervis Imerit. Si pasojë e shpërthimit, Elton Imeri është gjymtuar, duke humbur një nga këmbët. Policia dyshon që këto ngjarje të rënda kriminale e kanë pikënisjen nga ngjarja e datës 30.03.2015, e ndodhur në qytetin e Tepelenës, dhe se sipas tyre është hakmarrja e Elton Çiçës. /panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY