“Rreth 300 milionë”/Zbulohet sa ishte shuma e vjedhur në Kashar, si ndodhi...

“Rreth 300 milionë”/Zbulohet sa ishte shuma e vjedhur në Kashar, si ndodhi grabitja

213
0
Shares
Foto Ilustruese

Një grabitje ndodhi mesditen e sotme ne rrugen e autostradës Tiranë Durrës, ku u vodhen nje sasi e madhe parash.

Policia në njoftimin e saj zyrtar fliste per persona të paidentifikuar që kishin dhunuar shoferin e makinës “Security” teksa ajo po dilte në autostradë.

Sipas BW, autorët ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën makinës, i kanë nxjerrë personat nga makina dhe janë larguar drejt Tiranës nga rruga dytësore. Dyshohet që autorët të kenë marrë një shumë prej rreth 30 milionë lekë të reja, të një banke të nivelit të dytë, në momentin kur po transportoheshin me makinë të shërbimit privat.

Vetëm pak metra më larg, ata kanë braktisur makinën dhe nuk dihet nga kanë ikur me shumën e parave. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën dhe po kryen kontrolle, ndërkohë që po merren në pyetje dy personat që ishin në makinë.

Ja edhe njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zon?n ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY