LAJM I FUNDIT/Grabitet forcërisht makina e “Security” në autostradën Tiranë-Durrës

LAJM I FUNDIT/Grabitet forcërisht makina e “Security” në autostradën Tiranë-Durrës

135
0
Shares

Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është grabitur me forcë një makinë e “Security Spartan”, në dalje të Megategut.

Sipas bluve, në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i security dhe një i Megateg. Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megategut”.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY