Meta vijon të marrë masa të tjera pas tërmetit, takim me profesorë...

Meta vijon të marrë masa të tjera pas tërmetit, takim me profesorë dhe ekspertë në Presidencë

109
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka patur një ditë aktive duke marrë seriozisht situaten e krijuar me tërmetet.

Kreu i  Shtetit ka zhvilluar një takim me profesorë, akademikë dhe ekspertë. Meta bën me dije se kanë rënë dakord që të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore.

“Sot zhvillova një takim të frytshëm me një përfaqësi të nderuar profesorësh, akademikësh dhe ekspertësh të instituteve të rëndësishme universitare, lidhur me situatën tepër të rëndë të krijuar nga tërmeti.

I falënderova për kontributin e tyre të vyer në kapërcimin e emergjencës dhe i inkurajova, jo vetëm të forcojnë bashkëpunimin me institucionet, por edhe të angazhohen maksimalisht për të informuar dhe qetësuar opinionin publik, që më shumë se kurrë ka nevojë për mendimin e tyre të kualifikuar.

Vlerësoj shumë idetë e tyre konkrete për rrugët e përgjegjshme që duhen ndjekur për rikthimin në normalitet, veçanërisht për minimizimin e pasojave të rënda që ka sjellë kjo fatkeqësi natyrore.

Është koha të forcojmë më shumë institucionet e këtyre fushave, por edhe t’i dëgjojmë këshillat e tyre shkencore në kohë.

Ramë dakord që së afërmi të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore”, shkruan Meta në Facebook.

Më herët në Presidencë u zhvillua mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga Presidenti Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY