Pse Profesori i njohur amerikan parashikon fitoren e Trump!

Pse Profesori i njohur amerikan parashikon fitoren e Trump!

71
0
Shares

Hillary Clinton mund të jetë ende përpara në sondazhet më të madhe kombëtare, por të paktën një ekspert mbetet i bindur se Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i Amerikës.

Një profesor Allen Lichtman, i cili ka parashikuar me saktësi fituesin e çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1984, për herë të parë parashikon një fitore për kandidatin Trump gjatë një interviste me Washington Post muajin e kaluar, shkruan droni.al.

Ky parashikim në fakt erdhi para se të qarkullonte në media kasetë “Access Hollywood”, me skandalet seksuale të Trump i cili ka kundërshtuar duke thënë se ato janë manipuluar dhe se media komploton kundër tij. Po ashtu edhe përpara debatit presidencial ku Trump deklaroi se ai nuk mund të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, nëse ai nuk është fitues.

Përkundër këtyre dy argumentave që dobësuan pozicionin e Trump, Lichtman nuk është lëkundur nga parashikimi i tij.

“Pavarësisht rezultatit shumë të ngushtë që parashikohet nga sondazhet, indikatorët ende tregojnë për një fitore Trump,” tha ai për Washington Post këtë javë.

Lichtman, sic thotë në një intervistë të fundit, nuk është një parashikues dhe as një top kristali. Përkundrazi, parashikimet e tij janë të bazuara në një sistem unik indikatorësh që mbështetet në 13 pyetjet me një përgjigje mes dy mundësive “e Vërtetë/Fals”, për të vlerësuar forcën e partisë në pushtet.

“Një përgjigje e “Vërtetë” në këto pyetje gjithmonë favorizon rizgjedhjen e kandidatit të partisë në pushtet,” shpjegoi Lichtman. “Dhe në qoftë se gjashtë ose më shumë nga 13 indikatorët janë “False”, partia në pushtet, partia që mban Shtëpinë e Bardhë, është humbësi parashikuar. Çdo gjashtë ose më shumë”

Deri në muajin e fundit, tha ai, Partia Demokratike kishte vetëm pesë indikatorë kundër saj. Indikatori final që çoi Lichtman për të bërë parashikimin e tij se Trump do të fitojë ishte “indikatori që matet nga pala e tretë”, dhe që është i bazuar në një vlerësim që del nga pyetja “nëse kandidati Libertarian, Gary Johnson, do të marrë 5 për qind ose më shumë të votave “, shpjegon droni.al

Lichtman thotë se problemet e krijuara për Trump nga kaseta “Access Hollywood” dhe deklaratat për njohjen apo jo të zgjedhjeve nuk kanë arritu të ndryshojnë asnjë prej indikatorëve.

Ai mbështet në dy përcaktime të garës dhe kandidatit që ka zgjedhur për fitues.

I pari, në bazë të sistemit të Lichtman, janë 6 indikatorë që e mbajnë Clinton jashtë Shtëpisë së Bardhë, një nga të cilat kërkon që të paktën 5 për qind të votës popullore të shkojë për Gary Johnson.

“Ndoshta do të jenë më pak se 5% dhe parashikimi nuk plotësohet”, thotë Lichtman.

Ndërsa përcaktimi tjetër që vë në jetë parashikimin tij është vetë Trump.

“Ne kurrë nuk kam parë dikë që konsiderohet gjerësisht si një shkatërrues i historisë, një njeri i precedentëve të paparashikuar, kandidat i rrezikshëm që mund të ndryshojë modelet e historisë që kanë mbizotëruar që nga zgjedhja e Abraham Lincoln në 1860,” tha Lichtman.yahoo.com; droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY