KOMENT/ Iku kryetarja por mbeti ‘akullorja’

KOMENT/ Iku kryetarja por mbeti ‘akullorja’

128
0
Shares

Nga Roland Bejko

Është dorëhequr thjesht një punonjëse e emëruar e sektit që ka menaxhuar katrahurën urbanistike të deritashme. Deklaratat e saj të papërgjegjshme na treguan se ajo as që e kishte idenë pse ishte në atë karrige, pa le më të kuptonte shkallën e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit që e kërkon ajo detyrë e lartë publike. Dikush mund të thotë se akti i dorheqjes tregoi përgjegjësi qytetare për gafat që shprehu. Po, unë them se ajo është një qytetare e mirë nëse ka ikur vet dhe nuk e kanë urdhëruar të ikte. Po qe se ka ikur vet do të thotë se e ka kuptuar që nuk mund të ishte e keqpërdorur pafundësisht në një punë që s’ishte as e saj, as për të. Sepse një kryetar bashkie legjitim dhe i pëgjegjshëm për rëndësinë e detyrës nuk e lë atë sot në të tillë situatë kur qytetarët që të kanë votuar meritojnë mbështetjen dhe përkushtimin tënd për të kapërcyer pasojat e rënda të shkatërimit.

Aa, nëse e ka urdhuruar kupola e sektit, kjo po që bëhet serioze. Efektet do duken në vazhdimësinë e ngjarjeve nëse do ketë sfond politik, apo kriminal, apo të dyja bashkë, largimi i saj.

Se në fakt kryetari i vërtetë i Bashkisë së Durrësit ka qenë dhe është “akullorja”. Ndërsa shefi i tij Edi Rama.

Ndërsa pas 30 qershorit nuk ka më kryetarë të vërtetë bashkish në Shqipëri. Edi Rama është kryebashkiaku real i të gjitha bashkive të tjera. Vet Ali, e vet Kadi. Vet shkruan, vet vulos për çdo gjë.

Ndaj pushteti lokal jo vetëm në Durrës, por kudo në gjithë territorin e vendit është sot jashtë loje. Është lux të flasësh sot për demokraci dhe autonomi lokale dhe siç po duket as krizën e tërmeteve nuk po e menaxhojnë dot aty ku ka. Ndërsa në bashkitë ku nuk ka dëme nga tërmetet, po çedohet seriozisht në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve për shkak të krizës morale që i bën kryetarët e bashkive ta shikojnë veten si të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët.

Tani, këdo që të vendosin në karrigen e kryetarit të bashkisë Durrës nuk përbën ndonjë lajm, sepse dihet, do të jetë thjesht një tjetër kukull në duart e sektit, asgjë më shumë deri në momentin që do rifillojnë betejën e nisur kundër Presidentit për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në bashkitë ku kryetarët kanë dalë me njollë, por që ky i fundit dhe opozita nuk e njohin legjitimitetin e 30 qershorit.

Megjithatë, nga gjithë kjo situatë e krijuar, u vërtetua edhe njëherë ajo që thuhet në shkencat politike se ilegjitimiteti i zgjedhjes në një funksion publik duke manipuluar votat dhe rezultatet nuk prodhon dot legjimitet pushteti sado që të shtrihet në kohën e haresës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY