I shpëtuan ‘gjallë’ tërmetit por jo IKMT së Ramës, pse ky ngut...

I shpëtuan ‘gjallë’ tërmetit por jo IKMT së Ramës, pse ky ngut kaq i madh

137
0
Shares

Kryeministri dhe qeveria kanë urdhëruar që të prishen një numër I madh pallatesh në Durrës ende pa u kryer ekspertiza dhe pa ndërtuar një dosje rreth arsyeve se pse këto pallate ranë ose u dëmtuan ndryshe nga të tjerat.

Prokuroria njoftoi dje se kishte nisur një hetim në lidhje me shembjet e pallateve në Durrës dhe Thumanë, apo zona të tjera, ndërsa ekspertët e saj nuk kanë shkuar ende për të mbledhur prova.

Inxhinieri Arben Meçe ka deklaruar sot se janë ekspertët që do të përcaktojnë se cilët pallate duhet të shemben.

Është urdhëruar IKMT-ja që të shemben dhjetëra pallate, ende pa u bërë verifikimet e duhura dhe të nxirren përgjegjësit.

Bashkia e Durrësit e ka drejtuar Vangjush Dako ka dhënë qindra leje ndërtimi në bregdet. Një pjesë tjetër ka të bëjë edhe me lejimin e ndërtimeve të reja (shtesa) mbi ndërtesat ekzistuese.

Shkatërrimi i pallateve në Durrës, do të thotë shkatërrim provash me qëllim që të mos akuzohet asnjë drejtues as lokal dhe as qendror.

Kryeministri Rama po harxhon energji duke sprishur pallate të prishura ndërkohë që mund të fillonte me të njëjtat shpenzime rindërtimin e pallateve më në nëvojë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY