Bllokohet AKEP, sulmohet faqja nga “Anonymous Albania” pas bllokimit te JOQ

Bllokohet AKEP, sulmohet faqja nga “Anonymous Albania” pas bllokimit te JOQ

325
0
Shares

Që prej mbrëmjes së djeshme, AKEP i është bindur urdhrit dhe i ka bllokuar domain-in JOQ, duke pamundësuar aksesin në të nga të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri.

Duke e parë vendimin si një kërcënim direkt të lirisë së medias dhe të shprehjes, reagimi kundër qeverisë ka qenë i fuqishëm. Faqja e njohur “Anonymous Albania” është ‘hakmarrë’ për llogari të JOQ dhe ka sulmuar mbrëmjen e sotme faqen zytare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare duke bërë që të mbyllen dhe bllokohen shërbimet e tyre.

“Anonymous Albania” i ka dhënë AKEP-it 24 orë për të rikthyer faqen, përndryshe do të bllokohet totalisht aktiviteti online i AKEP.

#Njoftim
Kompania Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) osht sulmuar nga Anonymous Albania. Arsyeja osht se kjo kompani me urdhërin e Edi Ramës ka bllokuar domain joqalbania.com . I bëjmë thirrje AKEP të hapë brenda 24 oreve locationin për në Shqipëri që njerëzit të kenë akses te “JOQ”, përndryshe “AnonymousAlbania ” do marrë hapa të medha me sulme kibernetike deri në bllokimin total të AKEP !
Ne Jemi Anonymous Albania
Ne Jemi në Mbrojtie të Qytetarëve
Ne Nuk Falim
Ne Nuk Harrojmë
Na Prisni”, thuhet në reagim.

Sipas legjislacionit shqiptar, qeveria nuk mundet të mbyllë me anën e AKEP-it dhe instrumenteve të tjerë, pa një vendim gjyqësor, asnjë media.gazeta-shqip

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY