“Laci ka nevoje urgjente per ndihme”

“Laci ka nevoje urgjente per ndihme”

123
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha takon banorët e dëmtuar nga termeti në Laç. Ka nevojë urgjente për ndihmë, askush nuk u jep zgjidhje, deklaron ai pasi ka biseduar me shume prej tyre.

Postimi i Bashes:

Banorët e Laçit, ndihen të braktisur dhe të pasigurtë, kanë nevojë urgjente për ushqime dhe strehim.

U riktheva sot në Laç për të parë gjendjen. Qindra qytetarë të dëmtuar nga tërmeti më thanë se prej pesë ditësh po i kalojnē netët jashtë, dhe po vuajnë një situatë të rëndë humanitare.

Banorët nuk kanë asnjë qartësi nëse mund të përdorin banesat të cilat duken të dëmtuara rëndë. Shumë prej tyre thanë se nuk ju është dhënë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Prej ditësh askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen ku ndodhen dhe dëmtimet që kanë në banesa. Gjithashtu ata thonë se nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje.

Duhet një reagim i menjëhershëm për ti ardhur në ndihmë këtyre familjeve që perveç traumës se shkatërrimit të gjithçka që kishin, janë dhe pa asnjë ndihmë e përkrahje.

 

Banorët e Laçit, ndihen të braktisur dhe të pasigurtë, kanë nevojë urgjente për ushqime dhe strehim.U riktheva sot në…

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 30 novembre 2019

Basha takon banorët e dëmtuar nga termeti në Laç: Ka nevojë urgjente për ndihmë, askush nuk u jep zgjidhje

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY