Pallatet e dëmtuara në Durrës, Prokuroria nis të hënën hetimin

Pallatet e dëmtuara në Durrës, Prokuroria nis të hënën hetimin

106
0
Shares

Prokuroria e Durrësit do të nisë të hënen hetimet për dëmtimet e pallateve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Burime bëjnë me dije se do të hetohet çdo rast ndërtimi i banesave dhe pallateve që nga lejet e ndërtimit, zbatimi në terren i  punimeve dhe kolaudimet e kryera nga inxhinierët e bashkisë dhe ata private të liçensuara.

Sipas Ora News, nga hetimet synohet që të verifikohet cilësisa pinimeve duke filluar nga trashësia e kolonave dhe mureve e mbi të gjitha zbatimi i planeve fillestare të ndërtimit.

Në Shqipëri ka pasur shumë probleme përsa i përket shtesave në banesa e në pallate të cilat kanë mbetur edhe peng i legalizimeve.

Ekspertë të njohur në vend kanë ngritur shqetësimin se ndërtimet në vend janë ngritur në zona  të rrezikuara si në këneta dhe breg të detit ku lëkundjet e tërmeteve reflektohen më shumë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY