Emërimi i Çuçit si shef i gjëndjes së jashtëzakonshme, Berisha: Çfarë fshihet...

Emërimi i Çuçit si shef i gjëndjes së jashtëzakonshme, Berisha: Çfarë fshihet prapa, nuk është vetëm ministër

142
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook shkruan se emërimi i Blendi Çuçit si drejtues i gjendjes së jashtëzakonshme është bërë për të fshehur gjurmët e krimit.

Berisha thekson se Çuçi është emëruar nga Rama na mënyrë të kundraligjshme, pasi për herë të parë sipas tij ndodh që një ministër i Bujqësisë të drejtojë komitetin e menaxhimit të jashtëzakonshëm.

Miq, dje Edi Rama emëroi drejtues te gjendjes se jashtezakonshme Bledi Çuçin, njeriun qe merite te vetme ka se eshte bashkjetuesi aktual i Delina Ficos, ish gruas se dyte te Edvinit, influente gjer sot tek ky i fundit sa per te emeruar Bledin minister ne qeverine e ish burrit te saj.

Ne fakt, ne kabinet Bledi nuk është thjesht vetem ministër por eshte ministër intim apo i familjes ndaj dhe ai do te hyje dhe ne librin Guines sepse ne kundërshtim flagrant me te gjitha ligjet e vendit per gjendjen e jashtëzakonshme, dhe për here te pare ne historinë e botes, nje minister bujqesie emerohet shef drejtues i komitetit te ngritur për menaxhimin e saj.

Vetëkuptohet emërimin e tij te jashtëzakonshëm Rama e beri ne kundërshtim me ligjet per arsye personale te jashtëzakonshme dhe ne nje kohe kur gjithë Tirana, Durresi dhe gjithe Shqiperia tregojne me gisht Ramen dhe Gjushin, sigurisht jo per tërmetin por per ndërtimet kallpe qe mbajne firmat e tyre ne keto dy qytete.

Keshtu qe Bledi, ministri i familjes u emerua ne mënyrën me paradoksale dhe te kundra ligjshme shef i gjendjes se jashtëzakonshme me detyre konkretisht:

1-Per te fshehur me çdo kusht gjurmet e krimeve te Edvinit si kryetar i Bashkise i Tiranes, qytet ne te cilin jane demtuar me dhjetra e dhjetra pallate te ndertuar jashte te gjitha kondicioneve ligjore per te cilat ai ka pergjegjesi ligjore direkte.

Pyetja e gazetares Eni Vasili se e kujt eshte pergjegjesia per pallatet e kashtes qe u rrenuan apo u demtuan rende ne kete katastrofe, Rama iu pergjigj se ai nuk ka ndermend te merret e te germoj ne vitet 70-te.

Mirepo ne te vertet perveç pallateve te viteve 70 qe u rrenuan ne Thumane jane demtuar rende edhe pallate te reja te viteve te qeverisjes se Rames dhe Gjushit ne Tirane dhe Durres, madje ne kete te fundit dhe pallate te ndertuara edhe keto dy apo 5 vitet e fundit. Pikerisht se Çuçi u ngarkua me kete detyre, ai dje oret e para te saj kreu krimin e rende, prishi ne Durres me IKMT pallatin qe ishte nen hetim nga prokuroria. Perveç kesaj, dje Gjushi betoni doli per here te pare nga vrima ku ishte futur.

Çuçi i familjes jo vetëm e prishi pallatin e krimit por mbrëmë ne televizion mashtroi pafytyresisht shqiptaret duke deklaruar me ze dhe figure se ai prishjen e beri ne konsultim me ekspertet me te mire europian dhe vendim te këshillit bashkiak, ne një kohe qe u faktua po ne studio live se ai nuk kishte bere asnjë konsultim me eksperte te njohur europian dhe nuk kishte asnje vendim te këshillit bashkiak, por duke shkelur çdo rregull dhe ligj kishte kryer krimin e shëmtuar, prishur me urdhër te Rames per te zhdukur gjurmët e krimit pallatin e Gjushit pasi Rama dhe Gjushi janë tani si binjaket siameze qe lindin me nje shtylle kurrizore te perbashket.

Nje veprim te tille asnje zyrtar tjeter pervec ministrit te familjes nuk mund te guxonte apo mendonte ta bente. Ndonjeri qe mund te thote se pergjgjesia ne Durres nuk eshte e Rames, i them se pergjegjesia penale per shkeljen e rregullave dhe ligjeve te ndertimit dhe urbanistike eshte e njejte kudo qe ndodh dhe ne kete fatkeqesi Zoti e lidhi vet ne kohe ne keto dy qytete kete pergjegjesi.

2-Arsye e dyte madhore pse u emerua ne kundershtim me te gjitha ligjet Bledi i familjes jane “kujdesi” familjar per fondet dhe ndihmat te cilat jane gjithnje nje shesh per te bere pershesh nga hajdutet qeveritar dhe ne kete drejtim Rama perveç Olsit qe e ka punesuar Gazi nuk mund te kishte njeri mbi toke me te pershtatshem.

Keshtu qe ky emerim familjar ndjell mjerim edhe me te madh per te demtuarit, konkretisht jo vjedhjen e ndihmave te tyre, qeseve me xhupa, oriz, atlete apo makarona nga ndonje police, por zhdukjen e miliona e dhjetra miliona euro e dollare ne ishujt Kajmane, vrimat e zeza te patave te grabitura nga kreu i meduzes! Dale, dale nuk keni pare gje akoma”,-shkruan Sali Berisha.

///DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY